Gazetarët Sportivë me telegram ngushëllimi me rastin e vdekjes së Shinasi Berishës

 
 Shoqata e Gazetarëve Sportivë të Kosovës më pikëllim të thellë e morri lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së referimit shqiptar, Shinasi Berisha, i cili vdiç në moshën 73 vjeçare pasi vuajti nga sëmundja e Parkinsonit. 

  

 

 

Berisha ishte gjyqtari i parë nga Kosova që fitoi të drejtën të referonte në gara ndërkombëtare. Ai kishte referuar në vitet e 80-ta në ligën kryesore të ish-Jugosllavisë, përfshirë këtu edhe përballjet si Hajduk Split – Dinamo Zagreb dhe Hajduk-Split – Partizani i Beogradit.

Pas përfundimit të karrierës si gjyqtar, ai ishte shumë i hapur për ti edukuar brezat e ri në avansimin e njohurive në referim, poashtu për disa vite punoi si ekspert i referimit në mediumet vendore.

Në këto moment të rënda për familjen, SHGSK-ja qëndron afër tyre dhe shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe gjithë qytetarëve të Kosovës. U prehsh në paqe Shinasi./Lajmi.net/

   

 


close