Coutinho i thotë “PO” një prej klubeve më të pasura në botë

Philippe Coutinho është i gatshëm të transferohet te klubi i madh nga Liga e Kampionëve.

 

Philippe Coutinho është një prej emrave më të përfolur gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Sulmuesi i Barcelonës pritet të largohet nga Camp Nou pas një stinori të komplikuar me gjigantin katalan.

Kurse, e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” raporton se e ardhmja e tij mund të jetë në Francë, transmeton lajmi.net.

Coutinho është i gatshëm të pranojë transferimin në Paris Saint-Germain.

Skuadra kampione e Francës është aktualisht favorit për kompletimin e blerjes së brazilianit, i cili është aktualisht i angazhuar me Kombëtaren e tij në Copa America.

Coutinho spekulohet se kërkohet edhe nga Chelsea dhe Manchester United. /Lajmi.net/

 


close