Flamujt e Kosovës pushtojnë Fshatin Olimpik në Baku

Në Baku të Azerbajxhanit është duke u mbajtur Festivali Olimpik Evropian për të Rinj.

 

Sigurisht, në këtë festival po marrin pjesë edhe sportistë nga Kosova, të cilët kanë filluar garat e tyre qysh sot.

Kosova në këto gara paraqitet me gjithsej 18 sportistë, të cilët i përkasin moshës prej 15 deri në 18 vjeç.

Prania e tyre në Baku po shihet në të gjithë fshatin olimpik, që është mbuluar nga flamujt e Kosovës.

Kujtojmë se sot janë paraqitur tenistët e Kosovës, Vesa, Forta dhe Fresku, të cilët fatkeqësisht kanë pësuar humbje, por kanë marrë me vete shumë përvojë. /Lajmi.net/

 


close