Benjamini starton, Hekurani rezervë, Leotrimi as nuk ftohet

 

Ka filluar java e
parë e Superligës zvicerane, ku Zurichu është duke luajtur kundër Luganos.

Nga minuta e parë
ka filluar Benjamin Kololli, i cili pritet të jetë lojtari kyç edhe për këtë
sezon, shkruan Indeksonline.

Hekuran Kryeziu është
në stol, i cili duket se ende nuk është 100% në formën e tij pas lëndimit.

Ndërsa Leotrim Kryeziu edhe pse i shënoi Interit në miqësore nuk është ftuar në këtë ndeshje. /IndeksOnline/

 


close