Rivaldo i sigurt: Neymar donte vetëm Barçën

 

Ish- ylli i
Barcelonës , Rivaldo nuk e sheh asnjë mënyrë që Neymar të përfundojë me Real
Madrid , dhe ka besim se shoku i tij brazilian do të zbarkojë te Barca këtë
verë.

Ylli i PSG ka
qenë i lidhur me të dy gjigantët spanjollë, por duket se do të shkojë përsëri
në klubin katalanas, dhe Rivaldo e ka mbështetur klubin për të rikthyer njeriun
e tyre.

“Unë nuk
mund ta shoh Neymar duke nënshkruar për Real Madrid sepse lojtari dëshiron të
kthehet te Barcelona dhe klubi duket i përqendruar në bërjen e këtij realiteti
para afatit të transferimit,” i tha Rivaldo .

Barcelona dhe Neymar kanë vetëm edhe katër ditë kohë për ta përfunduar marrëveshjen pasi që merkato përfundon me 2 shtator. /IndeksOnline/

 


close