Juventus me dy mungesa të mëdha kundër Atletico Madridit

Atletico Madrid pret sonte Juventusin në Wanda Metropolitano.

 

Atletico Madrid pret Juventusin në një prej ndeshjeve kryesore të mbrëmjes nga Liga e Kampionëve.

Dy skuadrat që u ballafaquan edhe në edicionin e kaluar të garës takohen përsëri sonte në Wanda Metropolitano.

“Bianconerët” do të paraqiten me dy mungesa të mëdha, kapitenin Giorgio Chiellini dhe brazilianin Douglas Costa, të dy të lënduar, transmeton lajmi.net.

“Sky Sport” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave.

Atletico Madrid (4-4-2): Oblak; Trippier, Gimenez, Savic, Lodi; Koke, Saul, Thomas, Lemar; Felix, Diego Costa.

Juventus (4-3-3): Szczesny; Danilo, Bonucci, de Ligt, Alex Sandro; Khedira, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi, Higuain, Ronaldo. /Lajmi.net/ 

 


close