Neymar paralajmëron rivalët: Ne po përmirësohemi

Neymar beson se fitorja e vështirë e së dielës 1-0 ndaj Lyon tregon një Paris Saint-Germain në formë që po vazhdon të përmirësohet.

 

Braziliani ishte lojtari kyq sërish për kampionët e Ligue 1, pasi shënoi golin vendimtar në minutën e 87′ me një shkëputje të bukur brenda zonës.

Ky ishte goli i dytë vendimtar në po kaq javë, pasi edhe ndaj Strasbourg realizoi golin e fitores, transmeton lajmi.net.

“Ishte një ndeshje shumë e vështirë”, tha Neymar pas përplasjes me skuadrën e Sylvinho.

“Lyon është një ekip shumë i fortë. Ata u mbrojtën shumë mirë dhe luajtën me kundërsulme shumë të rrezikshme”.

“Çdo lojë, ne përmirësojmë nivelin tonë. Ne me të vërtetë kemi luajtur mirë”, citoi braziliani. /Lajmi.net/

 


close