Rashica me Werderin eliminohen nga kupa – ja çka bëri ylli i Kosovës

 

Kriza e Werder Bremenit po vazhdon të thellohet. Ekipi i Milot Rashicës është eliminuar edhe nga kupa e Gjermanisë.

Përveç se ndodhet në pozitën e parafundit (17) në Bundesligë, 8 pikë larg zonës që siguron mbijetesën, Werderi tashmë është përshëndetur edhe me kupën, transmeton Insporti

  

Skuadra e Florian Kohfeldt është mposhtur 2:0 në udhëtim te Eintracht Frankfurti në çerekfinale.

  

Golat e ndeshjes u shënuan nga Andre Silva në pjesë të parë dhe Daichi Kamada në pjesën e dytë të ndeshjes.

Kujtojmë se në rundin paraprak, Werderi me Rashicën e kishin mposhtur 3:2 Borussia Dortmundin, ku anësori i Kosovës kishte realizuar gol.

  

Rashica e zhvilloi gjithë takimin çerekfinal por përkundër se nuk arriti të lë gjurmë – ishte ndër më të mirët nga radhët e Werderit.

‘SofaScore’ e vlerësoi atë me notë pozitive 7.1, për paraqitjen ku ylli i Kosovës pati një gjuajtje në portë dhe dy jashtë portës.

Kurse, ai pati gjithsej 3 driblime të tentuara, dy prej tyre të suksesshme, derisa pati 56 prekje të topit dhe 19 pasime të sakta (76% saktësi të pasimeve).

Rashica po ashtu pati 11 duele në tokë, 5 prej të cilave i fitoi, kurse e humbi posedimin e topit gjithsej 19 herë në ndeshje. Ai bëri 6 krosime, prej tyre 2 të suksesshme, ndërkaq dhuroi 2 topa të gjatë, të cilët nuk rezultuan të suksesshëm, transmeton Insporti.

 


close