Plotëson “kabinetin” e trofeve, Elis Bakaj ngre superkupën kundër ish-ekipit të tij

Ish-futbollisti i Kategorisë Superiore dhe kombëtares së Shqipërisë Elis Bakaj fitoi Superkupën e Bjellorusisë me ekipin e tij Dinamo Brest.

bakaj

Kampionët e sezonit të kaluar mposhtën në finale ish-ekipin e Bakajt Shakhtior Soligorskin me rezultatin 2-0. Ish-sulmuesi i Partizanit, Dinamos, Tiranës, Vllaznisë dhe Kukësit u aktivizua në 10 minutat e fundit të takimit kundër ish-ekipit të tij Shakhtiorit.

Kujtojmë që Bakaj ka luajtur me Shakhtior Soligorskin për 1 sezon duke arritur të fitonte Kupën e Bjellorusisë, ndërsa këtë sezon koleksionon një tjetër trofe, por me një fanelë tjetër.

PANORAMASPORT.AL


close