Plani i Premierligës Angleze, ndeshjet e mbetura do të luhen në terrene neutrale

 

Premierliga Angleze është duke menduar disa plane për vazhdimin e pjesës së mbetur të kampionatit. Ideja e fundit dhe më serioze është që ndeshjet e mbetura të luhen të gjitha në terrenet neutrale.

Në rast se pandemia e koronavirusit vazhdon, të gjitha ndeshjet do të luhen pa tifozë.

Poashtu, është duke u menduar një orar i ri për ndeshjet e mbetura duke iu dhënë mundësi shikuesve që ti percjellin shumicën nga to në termine të ndryshme kohore.

Gjasat janë që ndeshjet e Premierligës të fillojnë në mesin e muajit prill. /Indeksonline

 


close