Pista e Katalunisë e hapur t’i mbajë garat e Formula 1 gjatë verës

Situata e Formula 1 nuk është aspak e mirë, me garën e 10-të të vitit që është anuluar sot.

Grand Prix i Francës, i planifikuar për 28 qershor, është gara e 10-të e sezonit të Formula 1, që do të anulohet për shkak të pandemisë Covid-19.

Në një situatë të tillë, gjendja bëhet edhe më kaotike në kalendarin e Formula 1, duke shtuar rrezikun për dështim total të sezonit.

Megjithatë, duket se pista e Katalunisë do të jetë e hapur për zhvillimin e garave të F1, gjatë stinës së verës.

“Ne iu kemi ofruar atyre (F1) mundësinë që të organizojmë eventin në Barcelonë, pasi kemi 30 vite eksperiencë dhe jemi mirë në aspektin e logjistikës”, ka thënë Joan Fonsere, menaxher gjeneral i GP Catalunya, transmeton lajmi.net.

“Ne jemi në kontakt me F! Dhe kemi biseda për një datë të re për sezonin. Siç ka thënë Chase (bosi i F1), sezonin do ta fillojnë në Evropë, në korrik/gusht, dhe ne do të jemi aty, rreth atyre datave, sigurisht”, ka shtuar Fonsere.

Catalunya GP planifikohej të zhvillohej më 10 maj, por muajin e kaluar u vendos që kjo garë të suspendohej. Duket se ajo do të jetë gati të zhvillohet gjatë verës. /Lajmi.net/


close