Man City demolon Arsenalin, shtyn festën e titullit për Liverpoolin

Manchester City e ka mposhtur 3:0 Arsenalin në ndeshjen e parë të dy skuadrave pas rikthimit të Premierligës.

Futbolli anglez është rikthyer këtë mesjavë, ku sot u zhvilluan dy ndeshje.

Në ‘Etihad Stadium’, Manchester City ka demoluar Arsenalin, duke e mundur 3:0.

Pas një gabimi të David Luiz, Raheem Sterling në fund të pjesës së parë, shënoi për epërsinë e parë të skuadrës së Pep Guardiolas, shkruan lajmi.net.

Në fillim të pjesës së dytë, Luiz ishte sërish figurë tragjike e Arsenalit, duke u ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje në zonën e rreptësisë, ku gjyqtari akordoi penallti për Manchester Cityn, të cilën në gol e shndërroi Kevin De Bruyne.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Phil Foden, që shënoi në minutën e 91′.

Me këtë fitore, Manchester City shtyn festën e titullit për Liverpollin, që tani ka nevojë për dy fitore për ta bërë një gjë të tillë./Lajmi.net/


close