Werner tashmë mund të quhet lojtar i Chelseat, të gjitha detajet e kontratës

Chelsea ka finalizuar nënshkrimin e Timo Werner nga RB Leipzig, përfshirë edhe testet mjekësore, sipas Bild, transmeton lajmi.net.

Gjermani ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me skuadrën londineze.

Chelsea do të paguajë 53 milionë euro për aktivizimin e klauzolës së lirimit të Werner, i cili do të fitojë më shumë se 10 milionë euro në sezon në Angli.

Werner ka bërë gjithsej 157 paraqitje për RB Leipzig, duke shënuar 93 gola dhe duke bërë 40 asistime.

Milot Rashica i Werder Bremen dhe Hee-Chan Hwang i RB Salzburg shihen si zëvendësime të mundshme për 24-vjeçarin. /Lajmi.net/ 


close