Eric Garcia lirohet nga spitali pas përplasjes së tmerrshme me Ederson në fitoren e Cityt kundër Arsenalit

Eric Garcia është liruar nga spitali ditën e enjte dhe është rikthyer në terrenin stërvitor të Manchester Cityt, pas një përplasje të keqe që pati me portierin e skuadrës së tij.

Mbrojtësi i ri pësoi një lëndim në kokë, kur u përplas me Ederson në fitoren 3:0 të Manchester Cityt kundër Arsenalit.

Mjekët e klubit intervenuan menjëherë pas kësaj përplasje, duke e larguar atë nga fusha me një barelë dhe me maskë oksigjeni.

Garcia ka kaluar natën në spital, derisa u konfirmua se gjithçka është në rregull me shëndetin e tij.

19 vjeçari është rikthyer në qendrën stërvitore të Manchester Cityt, dhe Ederson i ka kërkuar falje për lëndimin e shkaktuar, raportojnë mediet në Angli./Lajmi.net/


close