Bendtner zbulon “skandalin” te Juventusi: 12 lojtar në banjo, pinin cigare dhe kafe

 

Niclas Bendtner njihet si një nga futbollistët më kontraversë në kohët që jetojmë.

Sulmuesi ka luajtur me klube si Juventusi apo dhe Arsenali, por asnjëherë nuk ka qenë krejtësisht i përqendruar te futbolli, pasi ka patur dhe shpërqendrime të jashtme.

“Në ditën time të parë te Juventus po kërkojë dhe nuk po gjeja shokët e mi të skuadrës në qendrën stërvitore. Kisha parë kudo dhe nuk ishin. Pastaj më në fund i gjeta, ishin 12 lojtarë në banjo. Po pinin cigare dhe kafe. Më panë dhe qeshën e nisën të bënin shaka. Ishte një situatë që më argëtoi vërtetë”, ka thënë Bendtner.

“Nëse shikon karrierën e Buffon dhe Pirlo dhe sa profesionistë janë, kjo gjë më hapi sytë edhe mua. Etika që ata treguan në fushë dhe ndjenja e përkatësisë që ekzistonte në dhomat e zhveshjes ishte e pabesueshme. Kështu askush nuk mund të kërkonte llogari për problemin e pirjes së duhanit”, tha ish-sulmuesi i Danimarkës.

 

 
 


close