Super Sokol Cikalleshi, Shqipëria në avantazh ndaj Kazakistanit

 

Shqipëria ka kaluar në epërsi në ndeshjen ndaj Kazakistanit.

Golin e parë për kuqezinjtë e shënoi Sokol Cikalleshi në minutën e 16-të të ndeshjes.

Sulmuesi i Shqipërisë u gjet i vetëm duke shënuar me kokë pas një krosimi nga Memushaj.

Kështu Cikalleshi barazon Balajn për më shumë gola me kombëtaren shqiptare. /IndeksOnline/

   
 

 
 


close