Një pikë larg vendit të parë, skuadra kosovare shkarkon trajnerin

 

Vitia është duke zhvilluar një sezon shumë të mirë në Ligën e Parë, grupi B.

Pas 10 ndeshjesh ata renditen në vendin e tretë me 16 pikë një më pak se Ulpiana dhe Dardana që ndajnë kreun.

Por për kryesinë e klubit duket se vendi i tretë është pak dhe kanë shkarkuar trajnerin, Megzon Visoka.

Ky është njoftimi i klubit:

Njoftim zyrtar:Ne baze te vendimit te klubit dt. 15.11.2020, Lirohet nga detyra e kryetrajnerit Megzon Visoka.

Visokes fc Vitia i uron suksese dhe shendet ne te ardhmen.Per kryetrajnerin i cili do ta udheheq shtabin teknik do te njoftoheni ne ditet ne vazhdim…

Viti: 15/11/2020

 

 
 


close