Munishi: Nuk e merituam humbjen, këto dy gjëra më befasuan te Zhegrova

 

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka pësuar humbje ndaj Sllovenisë në Lubjanë.

Ndeshja e vlefshme për grupin C3 u mbyll me rezultat 2:1, me dy skuadrat që kishin raste të shumta shënimi.

Pas përfundimit të ndeshjes ka reaguar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi i cili ka shkruar në rrjetin e tij social se Kosova nuk e meritoi të pësonte humbje duelin kundër Sllovenisë.

Ai ka shkruar se i ka pëlqyer përformanca e Edon Zhegrovës si dhe frizura e tij.

Ky ishte postimi i plotë i Ismet Munishit:

Nuk merituam të humbim sonte .

Jo që lujtëm teper mirë por luftuam fort.

Bravo djelmosha bravo Luana .

Koken lart , kështu luftohet per Shtet .

Sidomos me befasoi Zhegrova me angazhim ne fazen defanzive dhe me frizur te re , te lumtë Edon .

 

 
 


close