​Berisha e komenton golin që pësoi nga gjysma e fushës

 

Portieri i Shqipërisë, Etrit Berisha, ishte njëri nga më meritorët në fitoren e Shqipërisë kundër Kazakistanit me rezultat 3-1 duke bërë disa pritje fantastike.

Megjithatë, në minutën e 25’ të ndeshjes, gardiani kuq e zi pranoi një gol nga gjysma e fushës kur mysafirët e nisën shpejtë ndeshjen pas golit të Ismajlit duke zënë Berishën jashtë pozicionit të duhur.

Pas ndeshjes, Berisha sqaroi se çfarë realisht ndodhi në atë situate.

Jo si sot asnjëherë nuk kam pësuar gol. Ishte një moment kur veç se shënuam dhe mund ta menaxhonim më mirë lojën, por pas atij goli e lëshuam iniciativën. Gjëra që ndodhim, do ishte e vështirë për çdo portier ajo”, tha fillimisht Berisha për SuperSport.

“Të them të drejtën goditja ishte shumë e mirë, topi mori një trajektore dhe duke shkuar prapa – të kthehesha prap ishte e pamundur. Goditja ishte shumë e fortë dhe gjithçka shkoi shumë shpejtë”, përfundoi ai.

 

 
 

 
 


close