Rinovimi me Realin i vështirë, PSG me ofertë të “frikshme” për Ramosin

 

E ardhmja e Sergio Ramosit te Real Madrid duket e mbushur me hije dhe shumë e vështirë për klubin mbretëror që të arrijë marrëveshje me rinovimi me kapitenin e tyre.

Kontrata e spanjollit përfundon me 30 qershor dhe nga 1 janari do të jetë në gjendje të negocioj lirisht me secilin klub që dëshiron

Real Madrid e ka në rregullin e saj se nuk rinovin me lojtarët mbi 30 vjeç më shumë se një vit në kontratën e tyre, në përjashtim të Ronaldos që kishte rregull tjetër për të, shkruan Indeksonline.

Ramos ua ka bërë të qartë bashkëbiseduesve të klubit (ai nuk është ulur ende ballë për ballë me Florentino Pérez) se dëshira e tij është të vazhdojë në Madrid dhe të pensionohet këtu por ai konsideron se meriton të paktën detajin e të pasurit edhe dy vjet të garantuara me kontratë.

Tashmë skuadrat tjera janë duke provuar të shfrytëzojnë situatën dhe ta rrëmbejnë lojtarin në fjalë.

PSG është i gatshëm t’i ofrojë atij tre sezone të garantuara të kontratës me 20 milionë neto secili, të cilave duhet t’i shtohet bonusi i transferimit për të qenë në gjendje të lirohet në qershor 2021.

Klubi francez nuk do të zyrtarizojë propozim deri më 1 janar 2021 për të shmangur rënien në ndonjë paligjshmëri.

Sidoqoftë, Ramos është i pajtimit që nëse i japin dy vjet me atë që fiton tani (12 milionë neto në vit) ai do të nënshkruajë në mënyrë që të vazhdojë në Real Madrid. /IndeksOnline/

 

 
 


close