Mesazh për Gattuson, Amir Rrahmani në formacionin e javës në Evropë

 

Amir Rrahmani është rikthyer shumë i fortë në Kombëtaren e Kosovës.

Mbrojtësi i Napolit bëri paraqitje shumë të mirë në ndeshjen e Ligës së Kombeve kundër Sllovenisë, përkundër se Kosova u mposht 2-1.

Rrahmani ishte pika më e fortë e ekipit të drejtuar nga Muharrem Saiti.

Ai është zgjedhur në formacionin e javës të publikuar në faqen e Ligës së Kombeve.

Ky është një mesazh i qartë se Gattuso është duke gabuar që po e mban në stol mbrojtësin nga Prishtina. /IndeksOnline/

 

 
 


close