Suarez nuk e harron Barçën: Më dhemb shpirti kur nuk fitojnë!

 

Luis Suarez nuk e harron kollaj Barcelonën.

Edhe pse e larguan në mënyrën më të keqe gjatë kësaj vere sulmuesi uruguaian në një intervistë nga grumbullimi me kombëtaren e tij ka deklaruar se nuk ndihet mirë, kur Barça luan keq dhe nuk arrin rezultatet e dëshiruara.

Gjithsesi Suarez tashmë është i fokusuar tek e tashmja e tij dhe ajo është Atletico Madrid.

Ishte një planifikim i ri taktik dhe më duhej ta pranoja se nuk kishin nevojë për mua. Secili nxjerr përfundimet e veta. Unë tani duhet të jetoj të tashmen te Atletico, por kjo nuk do thotë se nuk ndihem keq kur shoh Barçën të luajë keq. Kam lënë shumë shokë atje dhe i ndjek me kujdes. Po e vuaj atë mungesë force të tyre. Megjithatë janë në rrugën e duhur kur të vijnë në nivelin e duhur do të jenë në luftë për gjithçka. Me Messin flasim dhe takohemi shpesh. Flasim për jetën, për virusin, por shumë pak për futbollin”, u shpreh Suarez.

 

 
 


close