Tevez bën ndërhyrje brutale, për pak sa nuk i thyen këmbën kundërshtarit

 

Carlos Tevez rrezikoi të hynte në historinë e futbollit si një nga dëbimet (daljet me karton të kuq) nga loja më të shpejta ndonjëherë.

Gjithçka ndodhi gjatë një ndeshjeje në Argjentinë midis Boca Juniors dhe Talleres në “Bombonera”.

Vetëm 3 sekonda pas startit të topit të parë nga mysafirët, në fakt, “Apache” u bë protagonist i një ndërhyrjeje vrasëse ndaj kundërshtarit, Tomas Pochettino, i cili tashmë ishte larguar nga topi.

Një “kositje” nga prapa, me takat ngritur në këmbën e djathtë të lojtarit kundërshtar.


 

 
 


close