Atletico futet në garë për yllin e Milanit

 

Hakan Calhanoglu po kërkon 7 milionë euro në sezon përkundër 3.5 milionë euro që po ia ofron Milani për të rinovuar.

Nuk duket se ka shumë ndodhi pozitive sa i përket bisedimeve me skuadrën e Milanit dhe agjentit të futbollistit Gordon Stipic dhe presioni po rritet për Milanin pasi futbollistit i skadon kontrata në qershor të 2021.

Siç raporton e përditshmja spanjolle, Mundo Deportivo, Atletico Madrid dhe Manchester United janë dy nga skuadrat që kanë shfaqur interesim të madh për të siguruar shërbimet e mesfushorit turk, Hakan Calhanoglu.

Tashmë skuadra nga Madridi e ka mundësinë më të mirë për të siguruar shërbimet e turkut pasi ai kërkon një pagë prej 7 milionë eurosh, shifër kjo që spanjollet mund t’ia ofrojnë në La Liga.

Calhanoglu ka gjetur vetën këtë sezon, sidomos pas ardhjes në krye të skuadrës të Stefano Piolit. /IndeksOnline/

 

 
 


close