Aubameyang më shokë, për 6 orë qëndruan në dyshemenë e aeroportit të Gambisë

 

Tretmani që i bënë autoritetet lokale të Gambisë, lojtarëve të Gabonit ishte i çuditshëm.

Për 6 orë sulmuesi i Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang bashkë me futbollistët tjerë qëndruan në aeroportin ndërkombëtar të Gambisë, transmeton Indeksonline.

Madje, shumë prej futbollistëve bën gjumin në dysheme, duke qenë se ishin orët e para të mëngjesit.

Krejt kjo ndodhi ngase shteti i Gambisë, ua bëri testet futbollistëve të Gabonit në aeroport dhe derisa dolën rezultatet ata nuk u lejuan të lëvizin.

Aubameyang ka postuar një fotografi në Instagram, ku shihen bashkëlojtarët e tij në prapavijë.

Ndryshe, Gambia luan sonte kundër Gabonit në kualifkimet për Kupën e Afrikës.

/Indeksonline/

 

 
 


close