Klubi kosovar preket nga Covid-19, 5 lojtarë dalin pozitiv

 

Klubi i basketbollit ‘Peja’ ka njoftuar se 5 baskebollistë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Përveç tyre edhe disa anëtarë tjerë janë prekur nga koronavirusi, shkruan Indeksonline.

“Pas rezultateve të testimeve për COVID-19, në ekipën tonë fatkeqsisht janë të infektuar 5 basketbollistë dhe disa antarë të stafit teknik. Ekipa do respektoj gjitha masat dhe rekomandimet e IKSHPK-së deri në sherimin e plotë te gjithë lojtareve dhe stafit” shkruhet në njoftimin e klubit.

Të mërkurën, Peja e pret Golden Eagle Yllin në palestrë ‘Karagaqi’.

 

 
 


close