Kosova zhvillon stërvitjen e parë për ndeshjen ndaj Moldavisë/ Ja kush mungoi

 

Kombëtarja e Kosovës është duke zhvilluar stërvitjen e parë për ndeshjen ndaj Moldavisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Në mungesë të trajnerit Bernard Challandes, asistenti Muharrem Sahiti ftoi në stërvitje futbollistët që nuk luajtën ndaj Sllovenisë dhe ata që patën pak minuta.

Pjesa tjetër e ekipit mbeti në hotel për të zhvilluar seancën e rigjenerimit, shkruan Indeksonline.

Gëzon fakti se Bersant Celina është rikuperuar nga lëndimi dhe po ushtron normalisht me ekipin. Ndeshja Kosovë – Moldavi do të zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’. /Indeksonline/

 

 
 


close