Manchester me fitore përmbysëse ndaj Sheffield

Manchester United ka shënuar fitore përmbysëse ndaj Sheffield United.

Manchester arrin fitore të rëndësishme në Sheffield.

Manchester United ka shënuar fitore të rëndëshshjme sonte në Sheffield, duk u afruar në vetëm 5 pikë me liderin në Premier Ligë. Në këtë ndeshje ka shkëlqyer Rashford që ka shënuar dy gola

Manchester United ka arritur një fitore të rëndësishme në Sheffield United, të cilën e ka mposhtur me rezultat 2-3.

Gjithçka nisi mirë për vendasit të cilët shënuan gol në minutën e 5-të te ndeshjes me McGoldrick.

Manchester reagoi 20 minutave, ku Marcus Rashford do të shënonte golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 26-të.

United do ta përmbyste rezultatin në minutën e 33 kur për ta do të shënonte Martial.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, pra 1-2.

Në pjesën e dytë ishte United që e filloi më fuqishëm dhe Rashford do ta shënonte golin e dytë në minutën e 51-të të ndeshjes.

McGoldrick do të shënonte edhe golin e dytë personal në këtë ndeshje në minutën e 87-të, por për të barazuar rezultatin do të ishte vonë për Sheffield.

Në fund, United kthehet në Manchester me tre pikë, derisa tani është ngritur në vendin e 6 me 23 pikë, aq sa ka Everton në vendin e 5-të. Por, United ka tani vetëm pesë pikë më pak se Liverpool dhe kjo është një ngritje e mirë e skuadrës së Solskjaer, konsideruar fillimit e keq të sezonit.

Në anën tjetër, Sheffield mbetet në vendin e fundit në Premier Ligë me vetëm 1 pikë të fituar këtë sezon.


close