E çuditshme: Askush nga Real Madrid nuk votoi për Ronaldon

Askush nga Real Madrid nuk votoi për Ronaldon.

Futbollisti më i mirë në botë për vitin 2020 sipas FIFA është Robert Lewandowski.

Lewandowski festoi bindshëm para Ronaldos dhe Messit në luftën për çmimin prestigjioz dhe është interesante që të tre si kapiten të ekipeve të tyre kombëtare kishin të drejtë vote.

Messi nuk i dha pikë Cristiano Ronaldos, ndërsa portugezi i dha tre pikë rivalit të përjetshëm.Është interesante që lojtarët e Real Madrid e injoruan plotësisht Ronaldon dhe nuk i dhanë asnjë pikë të vetme.

Sergio Ramos votoi për Lewandowskin, Alcantaran dhe Neymarin.

Luka Modric votoi për Lewandowskin, Ramos dhe Salah. Hazard zgjodhi Lewandowskin, Ramos dhe De Bruyne.

Gareth Bale gjithashtu “harroi” ish-shokun e tij të skuadrës dhe votoi për Lewandowski, Alcantara dhe Mane.


close