Lampard i zhgënjyer me vendimin e Premierligës

Lampard i zhgënjyer me vendimin e Premierligës.

Menaxheri i Chelseat, Frank Lampard, është shprehur i zhgënjyer pas refuzimit nga Federata angleze të rregullit që të mund të bëhen pesë zëvendësime.

Frank Lampard druhet për mirëqenjen shëndetësore të lojtarëve pas këtij vendimi.

Rregulli i pesë zëvendësimeve dështoi të aprovohet për të tretën herë, kjo pasi që shumica e klubeve besojnë që klubet e mëdha që kanë bankën rezervë më të pasur, mund të përfiotjnë nga ky rast.

Duke folur në konferencë për shtyp, Lampard tregoi mendimet e tij lidhur me vendimin.

‘Kur kemi folur për këtë si menaxherë, faktori kryesor nëse ata ishin për apo kundër ishte se kjo kishte të bënte me mirëqenien e lojtarëve, duke u siguruar që po kujdeseshim për lojtarët dhe duke u dhënë atyre mundësinë më të mirë për të performuar në një nivel të lartë dhe të mos i vëmë në rrezik me ndeshje të shumta’, tha 42 vjeçari.

‘Ky orar bëhet më i ashpër. Kështu që do të kishte qenë vërtet e dobishme për mirëqenien e lojtarëve’, tha ai.

‘Normalisht, në ditët moderne, mirëqenia e lojtarëve ose mirëqenia e punonjësve del në krye. Nuk mendoj se kjo është vënë në konsideratë këtë herë, por vendimi është marrë dhe ne duhet vetëm vazhdojmë’, përfundoi Frank Lampard.

Përndryshe, këtë vendim e përkrahën edhe menaxherët e Liverpool, Jurgen Klopp dhe Josep Guardiola, të cilët avokuan se ky vendim do të sillte siguri për lojtarët që po i shohim shumë shpesh të lëshojnë fushën të lënduar.


close