Pirlo me deklaratë të papritur për skuadrën e tij

Pirlo ka bërë një deklaratë të papritur për skuadrën e tij.

Andrea Pirlo ka thënë se Juventusi “janë të përgatitur fizikisht” dhe pret një “ndeshje klasike” kundër Parmës së Fabio Liveranit.

“Ata janë një skuadër që vazhdimisht përmirësohen”, thotë ai

Bardhezinjtë mbeten të pamposhtur në Serie A këtë sezon por janë në vendin e tretë, katër pikë pas liderëve të ligës Milan, pas 12 ndeshjeve të luajtura.

Parma do të jetë udhëtimi i tyre i radhës, e cila skuadër është e pamposhtur në pesë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke barazuar në tri ndeshje në Serie A, përfshirë rezultatin 2-2 vikendin e kaluar kundër MIlanit në San Siro.

“Parma është duke ja dal mirë”, tha Pirlo për Juventus TV. “Forma e tyre ka ndryshuar dhe ata kanë arritur rezultate pozitive e të rëndësishme siç ishte ai në Genoa dhe në Milan.

Ata janë një skuadër që përmirësohen gjatë kohës, kanë një trajner të ri dhe duhet të kesh kujdes nga ta edhe për shkak se në mes të ndeshjeve ka vetëm tri ditë dhe ju keni nevojë që të jeni mirë fizikisht e mentalisht”.

Trajneri i bardhezinjve ka thënë se pret një ndeshje “klasike” futbolli kundër skuadrës se Fabio Liveranit.

“Pres një ndeshje klasike ku ata do të përpiqen të mbrohen dhe të kundërsulmojnë”, tha ai. “Kanë lojtarë shumë të shpejt në tranzicion, si Gervinho dhe Karamoh”.

“Duhet të jemi të kujdesshëm kur ne kemi posedimin e topit dhe ta kthejmë lojën në dobi tonën”.

Pirlo ka thënë se ai e njeh Liveranin mirë dhe se trajneri i Parmës ka qenë në gjendje që idetë e veta ti aplikojë në lojën e Parmës.

“E njoh shumë mirë si lojtar”, shtoi Pirlo. “Ai ishte i mirë teknikisht dhe mentalisht, ai ka menduar para se të pasojë topin”.

“Si trajner, ai është duke i vendosur këto ide në skuadër. Ai ia ka dal mirë në Lecce dhe tani po e bën edhe në klubin e ri”.

“Por, ai ka nevojë për më shumë kohë”.

Juventus do të udhëton në Parma pas barazimit 1-1 kundër Atalantas të mërkurën dhe Pirlo thotë se ishte “pak” i dëshpëruar me këtë barazim.

“Ne jemi pak të dëshpëruar sepse ne luajtëm një ndeshje të mirë kundër një skuadre të mirë dhe jemi penduar që nuk i shfrytëzuam si duhet mundësitë tona për shënim dhe nuk arritëm që t’i fitojmë tri pikë”.

Në fund trajneri ka theksuar se nuk është i shqetësuar për formën fizike të lojtarëve të Zonjës së Vjetër.

“Ne jemi shumë mirë fizikisht dhe e kemi treguar edhe në ndeshjen kundër Atalantas”, shtoi ai. “Ne kemi luajt mbi ose nën nivel në disa ndeshje por në fakt çdo herë kemi qenë fizikisht superior”.

“Po, nuk i frikësohem këtij aspekt, por kur luani çdo tri ditë ju duhet të jeni në gjendje që të jeni gati fizikisht shumë më shpejt se herëve tjera”.


close