Formacionet zyrtare: Manchester City me disa mungesa ndaj Southamptonit

Manchester City me disa mungesa ndaj Southamptonit – formacionet zyrtare.

Southamptoni dhe Manchester City kanë publikuar formacionet zyrtare për takimin në kuadër të javës së 14-të në Ligën Premier.

Ndeshja që fillon në ora 16:00, do të luhet në stadiumin “St. Mary’s Stadium”, me Citizens që shihen si favoritë në letër.

Për këtë sfidë, Southampton do t’i ketë të gjithë lojtarët në dispozicion, duke shpresuar të marrë së paku një pikë.

Në anën tjetër, Pep Guardiola nuk mund të llogarisë në Eric Garcian, Oleksandr Zinchenkon dhe Sergio Agueron, që janë të lënduar.

Formacioni startues i Southamptonit: McCarthy, Walker-Peters, Vestergaard, Bednarek, Bertrand, Romeu, Ward=Prowse, Djenepo, Walcott, Ings, Adams.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Dias, Stones, Cancelo, Rodrigo, Gundogan, De Bruyne (C), Bernardo, Torres, Sterling.


close