PSG e kofnirmon: Ja kur rikthehet Neymar

Neymar rikthehet në janar, e konfirmon PSG.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar Jr, pas vlerësimeve mjekësore dhe shkallës së lëndimit, është konstatuar se do të rikthehet në janar.

Neymar u lëndua në lojën me Marseille, ku pas disa ndërhyrjeve të ashpra në të, ishte Thiago Mendes, i cili ndërhyri në brazilianin, u përjashtua nga loja me karton të kuq, pas një analize nga VAR u pa se ndërhyrja ishte më e vrazhtë se sa mendohej.

Frikës më të madhe se 28 vjeçari do të mungojë për një kohë të gjatë i erdhi fundi, pasi që Paris Saint-Germain ka konfirmuar përmes uebfaqes që Neymar do të rikthehet në janar.

Në komunikatën e klubit, thuhet se përpos brazilianit, për ndeshjen ndaj Lile do të mungojnë edhe disa futbollistë të rëndësishëm.

Danilo Pereira, ai do të kthehet në veprim në janar.

Neymar Jr (kyçin e këmbës), ka disa mavijosje në kockë dhe ai vazhdon t’i nënshtrohet trajtimit në terrenin e stërvitjes. Ai pritet të bëjë kthimin e tij në janar.

Pablo Sarabia, kthimi në stërvitjen e plotë javën e ardhshme.

Mauro Icardi, rimëkëmbja pozitive pas një çështje të adductor. Ai do të kthehet në stërvitje në ditët në vijim.

Abdou Diallo, do të kthehet në stërvitje me skuadrën pas pushimit të dimrit.

Juan Bernat (lëndim nëgju), vazhdon punën e tij rehabilituese.


close