Dramë në BayArena, Bayern fiton në momentet e fundit

Bayern fiton me rikthim ndaj Leverkusen.

Sot në kuadër të xhiros së 13-të të Bundesligës, u luajt kryendeshja ndërmjet Bayer Leverkusen dhe Bayern Munchen.

Leverkusen e nisën mirë ndeshjen, dhe kjo dha rezultat.

Në minutën e 14′, pas një korneri të shkurtuar, Patrick Schick, shënoi për avantazhin e Leverkusen me një gol fantastik.

Po rridhte minuta e 28′, kur Schick e dyfishoi rezultatin, por që goli u anulua nga VAR.

Në minutën e 43′, Thomas Muller, asistoi për Robert Lewandowski, i cili barazoi rezultatin në 1-1.

Pjesa e parë përfundoi.

Në pjesën e dytë, bavarezët bënë ndryshime dhe provuan të fitojnë lojën.

Kur u duk se gjithçka përfundoi, në minutën e 93′, ishte pikërisht i rikthyeri, Joshua Kimmich, i cili asistoi për Robert Lewandowski për t’i dhuruar ekipit të tij një fitore të çmendur në sekondat e fundit.

Tani, Leverkusen qëndron në pozitën dytë me 28 pikë gjithsej.

Ndërsa liderët e ri të Bundesligës, Bayern Munchen kanë 30 pikë gjithsej dhe gjenden në vendin e parë


close