Lajm i keq për Realin para ndeshjes me Eibar

Hazard dhe Vinicius Jr mungojnë ndaj Eibar.

Të djelën në orën 21:00, Real Madrid do të ndeshet me Eibar në kuadër të xhiros së 14-të të La Ligas.

Real Madrid ka publikuar listën e plotë të lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Eibar.

Sulmuesi belg, Eden Hazard, nuk është përfshirë në këtë ndeshje dhe do të mungojë shkaku i lëndimit.

Përpos belgut, edhe Vinicius Junior nuk do të mund të paraqitet, shkaku i lëndimit.

Dyshja kanë munguar në stërvitje në ditët e fundit, Vinicius dyshohet se u lëndua në ndeshjen ndaj Atletic Bilbaos.

Sipas ‘Marca’, të dy lojtarët nuk janë aftësuar për të udhëtuar me skuadrën dhe do të qëndrojnë në Madrid për të vazhduar rehabilitimin e tyre.

Isco gjithashtu mungon, pasi mori një dëmtim në kyçin e këmbës në stërvitje.

Lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Real Madrid në ndeshjen ndaj Eibar.


close