Përleshja e Gomez me trajnerin, Zabata del me një deklaratë të papritur

Zapata thotë se Gomez është ende kapiten i Atalantas.

Sulmuesi Duvan Zapata ka mbështetur bashkëlojtarin Papu Gomez, duke thënë se është ende kapiten i Atalantas.

Gomez u përjashtua për ndeshjen ndaj Romës shkaku i problemeve me trajnerin, për të cilin thuhet se Gomez e ka goditur në fytyrë, përcjellë lajmi.net.

Zapata ka thënë se shpreson që Gomez të mos largohet dhe të rikthehet në fushë sa më parë.

“Është ende një nga ne, është kapiteni jonë dhe shpresojmë ta shohim sa më parë në fushë”, tha ai.

Atalanta sonte (e diele) arriti të fitojë me rezultat bindës duke e përmbysur nga 0 – 1 në 4 – 1.


close