Reali po bë gati ofertën e “çmendur” për Mbappen e Pogban

Real Madridi përgatitet për epokën e re, synon transferimin e Mbappe dhe Pogba.

Real Madridi pritet të jetë mjaftë aktiv në afatin veror.

“Los Blancos” verën e kaluar nuk transferuan asnjë skuadër, por shiten dhe huazuan disa nga lojtarët e ekipit të parë, përcjellë lajmi.net.

Sipas 90min, Reali është duke projektuar planin që të transferojë Kylian Mbappe dhe Paul Pogba gjatë verës.

Për yllin e PSG-së, gjiganti spanjoll duhet të shpenzojë së paku 150 milionë euro, meqenëse “Parisienët” nuk do e lejojnë të largohet aq lehtë.

Ndërsa, Pogba ka shprehur dëshirën e largimit dhe synon një sfidë të re, andaj Zidane ka kërkuar edhe transferimin e tij.

Për Pogban, Unitedi kërkon se paku 50 milionë euro, meqenëse ka kontratë deri në qershorin e vitit 2022.


close