Muriqi i lumtur pas rikthimit, befason me deklaratën

Muriqi: I lumtur që u riktheva, tri pikë të rëndësishme

Sulmuesi i Lazios, Vedat Muriqi sonte (e diele) është rikthyer në fushë për herë të parë që nga lëndimi kundër Napolit.

Kosovari u inkuadrua në minutën e 67-të, por s’ia doli të shënojë, shkruan lajmi.net.

Sidoqoftë, kosovari ka komentuar rikthimin duke u shprehur i lumtur.

“Jam i lumtur që jam rikthyer dhe kontribuar për skuadrën. Tri pikë shumë të rëndësishme”, shkroi ai.

Muriqi deri me tani nuk ka arritur të gjejë rrugën drejt golit në Seria A, por shpresojmë që së shpejti të tregojë forcën.


close