Deklaratë bombë nga Anglia: Man United do ta sfidojë Liverpoolin për titull në Premierligë

Manchester United po vazhdon me formë të mirë këtë sezonë në Premierligë.

Roy Keane beson se Manchester Unitedi është në gjendje ta sfidojë Liverpoolin në garë për titull në Premierligë, duke thënë se djajtë e kuq janë skuadra më e mirë në ligë pas kampionit në fuqi.

Ish-kapiteni i Man United Keane ka qenë kritik i ashpër i skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer këtë sezon, transmeton Express.

Por pasi e shikoi Manchester Unitedin duke e shkatërruar 6:2 Leeds Unitedin të dielën, Keane e ka pranuar se ka ndryshuar mendim.

“Mendoj se ata (Man Utd) janë kritikuar shumë gjatë muajve të fundit, veçanërisht për rekordin në shtëpi. Unë e kam kritikuar goxha shumë mbrojtjen, portierin dhe kam pasur ngritur pyetje se kah po shkon ky ekip i madh, por kjo ndeshje po dëshmon se kritikët e kishin gabim”, tha Keane.

Unitedi renditet në vendin e tretë në Premierligë me 26 pikë, pesë më pak se lideri, Liverpool, por e ka edhe një ndeshje në dispozicion për ta zhvilluar.

“Mbase, mbase, ky grup lojtarësh mund ta bëjnë. Mendoj se Liverpooli është ende më i miri, por nuk ka arsye pse Unitedi nuk duhet të besojë në mundësitë e veta për t’i bërë trysni Liverpoolit”, shtoi ai.

“Liverpooli është ende më i forti, por Unitedi është më i mirë se ekipet e tjera”, theksoi Keane.


close