Trajneri i njohur rezulton pozitiv me koronavirus

Trajneri shumë i njohur nga La Liga ka rezultuar pozitiv me koronavirus.

Trajneri i Elche, Jorge Almiron ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, këtë e ka bërë të ditur klubi.

Elche ka konfirmuar që trajneri i tyre, Jorge Almiron, ka dalë pozitiv për COVID-19 dhe tani duhet të ndërmarrë një test dytësor PCR për të konfirmuar diagnozën.

Almiron nuk ka asnjë simptomë dhe nëse rezuulton edhe një herë pozitiv, ai do të hyjë në një periudhë karantine në shtëpi, me klubin që konfirmon se po përmbush masat përkatëse të izolimit.

Sipas “El Mundo Deportivo”, asistenti i trajnerit Almiron, Jesús Muñoz do të drejtojë ekipin e parë për ndeshjen e kësaj jave në La Liga kundër Real Sociedad, Muñoz tashmë ka menaxhuar ekipin e parë në ditën e hapjes së fushatës kur Almiron nuk kishte licencën e tij të nevojshme për trajner.

Elche është klub i sapo-promovuar në La Liga dhe qëndron në pozitën e 16-të në renditje me 14 pikë nga 12 ndeshjet e tyre fillestare.


close