“Lionel Messi vazhdimisht është gënjyer nga Barcelona”

Lionel Messi “vazhdimisht është gënjyer” nga Barcelona, thotë ish-presidenti i Barceonës.

Ish presidenti i Blaugranas ka treguar se ai po kërkon që ti ribëhet president që të jetë i sigurt që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë mos të largohet nga Katalonia

Lionel Messi “vazhdimisht është gënjyer” nga Barcelona, sipas Joan Laportas, i cili ka thënë se ai është i vetmi njeri që mund ta bind kapitenin e klubit të qendrojë në Camp Nou.

Spekulimet për të ardhmen e Messi janë duke vluar tani në afatin kalimtar të janarit.

Argjentinasi do të jetë i lirë për të negociuar para kontratë edhe me klubet e tjera kur të hapet afati kalimtar i janarit, me Paris Saint-Germain dhe Manchester City që thuhet se janë gati me ofertat e tyre për ta transferuar lojtarin.

Messi dëshiroj të largohet gjatë verës, por ai nuk u tolerua nga skuadra, kurse nga janari ai do të hyjë në gjashtë muajt e fundit të kontratës së tij, kurse koha është duke ecur për Barçën që për momentin nuk është në gjendje të mirë financiare.

Ish presidenti i Camp Nou, Laporta thotë se 33-vjeçari meriton që të këtë siguri në projektin e ri, me skuadrën e tanishme që konsiderohet nën standardet që kërkohen për të arritur te trofetë e rëndësishëm në Spanjë dhe në Europë.

“Jam i sigurt që Messi dëshiron të vazhdojë me Barçën”, ka thënë politikani spanjoll për ESPN. “DO të varet nga propozimi që do t’ia bëj presidenti i ri atij”.

“Ai ka nevojë për një skuadër garuese për të ringjallur tregimin e dashurisë te Barça si fituese e Ligës së Kampionëve e të cilin se ka pasur viteve të fundit”.

“Klubi vazhdimisht e ka gënjyer atë, mbi të gjitha, gjërat nuk kanë shkuar ashtu si kanë dëshiruar të gjithë. Ai është në një pikë të karrierës së tij ku ende dëshiron të jetë i suksesshëm dhe të fitojë trofe”.

“Ai nuk mund ta pranojë që skuadrat e tjera ta fitojnë Ligën e Kampionëve dhe Barca, me Lionel, që është lojtari më i mirë në histori i këtij sporti, të mos jetë në gjendje që ta fitojë atë”.

Laporta, i cili kohëve të fundit ka shpallur kandidaturën e tij për president të ri te Barca në janar, beson se ai është njeriu i duhur për ta bindur Messi që të zgjat ditët e tij në Kataloni, pasi që ai e ka besimin e tij të plot që e ka fituar që nga fillimi i karrierës së tij.

“Nuk e shoh Messi në një fanellë që nuk është e Barcës”, tha ai. “Tregimi i tij me klubin është aq i mrekullueshëm saqë presidenti në ardhje e ka për obligim që të sigurojë vazhdimin e këtij qëndrimi. Nuk e shoh atë duke luajtur për një klub tjetër. Gjithmonë e shoh në fanellë të Barcës”.

“Edhe pse me një situatë jo të favorshme financiare, prioritet është që ti bëhet një ofertë Lionelit që të bindet për të qëndruar. Shpresoj që të arrijë në kohë. E kam këtë avantazh sepse Messi me beson”.

“Ai e di ofertën që unë e bëj është reale dhe premtimin tim e përmbushi. Mendoj që do të ndihmoj më shumë dhe kam avantazh në këtë rast me kandidatët e tjerë”.

Laporta po ashtu ka folur për pozitën financiare të Barcelonës për shkak të krizës së koronavirusit, me borgjet e klubit që kanë arritur pothuajse 500 milionë euro para se të jipte dorëheqje presidenti Josep Bartomeu në tetor.

“Klubi është buzë falimentimit”, shtoi ai. “Kjo është njëra prej arsyeve pse kam garuar. Bëra njëjtë më 2003 duke e transformuar një situatë delikate. Magnituda tani është më e madhe këtë herë por struktura është e njëjtë”.

“Situata është e vështirë, por, pavarësisht të gjithave, ne jemi një klub që gjenerojmë shumë të ardhura. Por, ne duhet të gjejmë anëtarë të klubit që do të punojnë në zona të caktuara që të na ndihmojmë për të gjeneruar më shumë të ardhura”>

“Ne kemi një plan emergjent të fuqishëm dhe jam i sigurt që do të funksionojë. Mesazhi na jep shumë optimizëm. Ne mund ta kthejmë këtë situatë ku do të reduktonim shpenzimet. Ne po studjojmë ristrukturimin e borxheve, gjithashtu”.


close