Inter – Cagliari, po ndodhë shkëmbimi i madh

Inter dhe Cagliari projektojnë shkëmbimin Nainggolan – Pavoletti.

Inter dhe Cagliari janë duke konsideruar shkëmbimin mes Radja Nainggolan dhe Leonardo Pavoletti.

Belgu ka zhvilluar vetëm 45 minuta këtë edicion dhe drejtori i klubit, Piero Ausilio ka konfirmuar se lojtari mund të largohet në janar.

Ish mesfushori i Romës dëshiron rikthimin të Cagliari, kurse sipas Calciomercato, Inter është duke shpresuar ta shkëmbejë me Pavolettin.

Conte ka nevojë për një qendërsulmues rezervë për Lukakun dhe Pavoletti shihet si opsioni i duhur.

Dy lojtarët mund të huazohen deri në fund të sezonit dhe pastaj të kompletojnë transferimet, në rast se e dëshmojnë vetën të skuadrat e reja.


close