Ronaldo flet pas golit të vonshëm: Erdha këtu për të bërë historinë

Sulmuesi Cristiano Ronaldo tregoi dëshirën për të bërë historinë me Manchester Unitedin, pas fitores 2 – 1 ndaj Villarrealit.

Portugezi realizoi gol në kohën shtesë (90+5) duke i dhënë fitoren “Djajve të Kuq” ndaj Villarrealit, transmeton lajmi.net.

Pas fitores, Ronaldo foli për BT Sport, ku tha se erdhi për të bërë sërish historinë.

“Çdo gjë është e hapur ne besojmë që do kalojmë tutje”.

“Për këtë arsye u ktheva sepse më mungon klubi, bëra historinë këtu dhe dua ta bëjë sërish”.

“Duhet të falënderoj të gjithë jo vetëm vetën, por skuadrën për të gjitha që po i bën këtë sezon”, nënvizoi ai.

Ronaldo u bë lojtari më me së shumti paraqitje në Ligën e Kampionëve (787) duke tejkaluar Icer Casillas./Lajmi.net/


close