Barcelona vendos rekordin e tmerrshëm në Ligën e Kampionëve

Barcelona ka vendosur një rekord të papëlqyer në humbjen ndaj Benficës.

Katalunasit e kanë nisur këtë sezon në mënyrën më të tmerrshme të mundshme, transmeton lajmi.net.

Fillimisht u mposhten nga Bayern Munich, ndërsa dje humbën nga Benfica.

Me këto rezultate, Barcelona është në pozitën e fundit në tabelë pa pikë, derisa kanë mbetur edhe katër ndeshja.

Sipas Mundo Deportivo, për herë të parë në histori Barcelona humbi dy ndeshjet e para në fazën grupore.

Një humbje dhe një barazim ishte rekordi më i keq që nga viti 1997.

Ndërkohë, pritet që orët e radhës Ronald Koeman të shkarkohet./Lajmi.net/


close