Barcelona me rekord të zi në Ligën e Kampionëve këtë edicion

Gjiganti spanjoll si rrallë herë e ka nisur shumë keq sezonin në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka pësuar humbje në dy ndeshjet e para me rezultat identik 3-0 fillimisht nga Bayerni e më pas edhe nga Benfica, shkruan lajmi.net.

Gjashtë gola të pësuara në dy ndeshje dhe asnjë i shënuar është një statistikë e tmerrshme për gjigantin spanjoll.

Megjithatë kjo nuk është e tëra pasi ‘Blaugranët’ tashmë mbajnë një rekord të zi në këtë kompeticon këtë sezon.

Ekipi i Ronald Koeman është skuadra e vetme që pas dy xhirove të para nuk ka arritur të bëjë asnjë goditje në drejtim të portës.

Përkundër tentimeve të shumta të gjitha goditjet e tyre kanë përfunduar jashtë ose janë bllokuar nga ekipi kundërshtarë.

Kjo formë e dobët duket që do t’i kushtojë me detyrë trajnerit Koeman i cili së shpejti pritet të shkarkohet. /Lajmi.net/


close