Rio Ferdinand: Bayerni favorit të fitojë Ligën e Kampionëve

Ish-futbollisti i Man Utd ka zbuluar ekipin favorit për të triumfuar në kompeticionin më të madh për klube.

Rio Ferdinand për ‘BT Sport’ ka thënë që sipasj tij Bayern Munich është ekipa favorite të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon, transmeton lajmi.net.

“Bayerni ka skuadër fantastike me një formacion të pabesueshëm, gjithashtu rezervistët i ka të mirë, ata janë favorit të fitojnë Ligën e Kampionëve”.

“Trajneri Julian Nagelsmann nuk është vetëm teknik mjeshtër, por edhe një zhvillues i talentëve”.

“Leroy Sane është duke shkëlqyer, për mendimin tim ai është anësori më i mirë në botë së bashku me Mohamed Salaha”, tha Ferdinand.

Bayerni ka shënuar fitore bindëse në dy xhirotë e para të LK duke mposhtur fillimisht Barcelonën 0-3, e më pas Dynamo Kievin 5-0. /Lajmi.net/


close