18 vite nga debutimi i Ronaldos në Ligën e Kampionëve, ja të gjitha rekordet e tij në këtë kompeticion

Më 1 tetor të vitit 2003 sulmuesi debutoi në kompeticionin më të madh për klube.

Si sot 18 vite më parë Cristiano Ronaldo ishte në formacionin startues të Man Utd në duelin ndaj Stuttgartit, shkruan lajmi.net.

Në moshën 18 vjet e 238 ditë ishte ky debutimi i tij në Ligën e Kampionëve, ndërsa pjesa tjetër është histori.

Që nga debutimi i tij në këtë kompeticion, tani shumë rekorde mbajnë emrin e tij, CR7 është lojtari që e ka fituar më së shumti herë trofeun e LK pesë herë së bashku me Paulo Maldinin.

Sulmuesi ka bërë më së shumti paraqitje në histori gjithësejtë 178, ndërsa poashtu ka shënuar më së shumti gola plotë 136.

36-vjeçari, ka shënuar më së shumti gola brenda një sezonin në Ligën e Kampionëve, 17 në edicionin 2013/14.

Ndër rekordet tjera është që portugezi ka arritur të shënojë në 11 ndeshje radhazi si askush tjetër, gjithashtu ka arritur të realizojë gol në tri finale.

Përkundër moshës Ronaldo po vazhdon të shkëlqejë edhe këtë edicion të Ligës së Kampionevë ku pas dy ndeshjeve të para ka shënuar dy gola. /Lajmi.net/


close