Arsenali, i vendosur për Raphinian – së shpejti pritet ta nisë ofertën e dytë

Arsenali është i interesuar seriozisht për të nënshkruar me sulmuesin anësor të Leeds United, Raphinia.

Sipas asaj që bën të ditur The Sun, “topçinjtë” po mendojnë ta nisin edhe ofertën e dytë për lojtarin, pas refuzimit të së parës, transmeton lajmi.net.

Dëshira e lojtarit është kalimi në Barcelonë, por duket se “blaugranat” janë duke u vonuar shumë në këtë proces.

Gjithsesi, në garë për lojtarin janë edhe komshinjtë e Arsenalit, Chelsea dhe Tottenham. /Lajmi.net/