Baily zbeh shpresat e Milanit – nuk preferon largimin nga ‘Old Trafford’

Eric Baily vazhdon të jetë mes një udhëkryqi, kur po numërohen ditët e fundit të merkatos.

Qendërmbrojtësi i Manchester United lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Old Trafford’, dhe Milan është një nga skuadrat që e pëlqen lojtarin.

Megjithatë, raportime të fundit nga Britania e Madhe bëjnë të ditur se Baily nuk është aspak i kënaqur me opsionin që të largohet nga United, përcjell lajmi.net.

Kjo zbeh gjasat e Milan për të siguruar kartonin e lojtarit që shihet si zëvendësues i denjë për Simon Kjaer.

Baily së fundmi u aktivizua me Bregun e Fildishtë në Kupën e Afrikës, kurse tek United pozita e tij nuk ka qenë e garantuar. /Lajmi.net/