Carragher, i ashpër me dorëheqjen e Abramovich: Shfaqje e turpshme, ai drejton sërish

“E turpshme”. Kështu i përcaktoi Jamie Carragher njoftimet për shtyp, me të cilat gjatë fundjavës Roman Abramovich zyrtarizoi vendimin për t’u larguar nga drejtimi i Chelsea, duke ia besuar klubin fondacionit bamirës, ​​i cili ende nuk e ka pranuar dorëzimin.

Digitalb OTT(IPTV)

“Unë nuk mendoj se ata e trajtuan mirë çështjen, – tha ish-mbrojtësi, tani ekspert i “Sky Sports”, – me ato dy njoftime. Mendoj se në të dytin u përpoqën të korrigjonin atë që Abramovich ndërmori më herët. Por nuk besoj se e kanë bërë mirë, më duket se e turpërojnë veten me këtë shfaqje.

Kalimi i klubit nga Abramovich te të besuarit e tij nuk do të thotë se presidenti rus po largohet nga Chelsea. Ai është ende duke drejtuar, ende vendos. Për të mos përmendur atë që po ndodh në Ukrainë, mendoj se ishte një gjasme dorëheqje shumë e keqe.

Askush te Chelsea nuk i përgjigjet pyetjes së vetme reale: A e dënon Abramovich atë që po ndodh në Ukrainë apo jo? Në këtë pikë do të kisha preferuar që ai të thoshte: Unë jam rus, jam pronari i Chelsea dhe do të vazhdoj të jem i tillë”.